‘Tallja, nga një femër, për gjoksin tim …në 2020…e neveritshme!’. Jessica Simpson indinjohet pas leximit në Vogue të disa komenteve ironike, në lidhje me dekoltenë e ekspozuar prej saj gjatë Met Gala në 2007. Teksa publikon një foto bardhë e zit ë Sophia Loren dhe Jayne Mansfield këngëtarja dhe artistja shkruan: ‘Ndjehem pak si Jayne Mansfiel pasi lexova këtë histori pa kuptim të #MetBall…”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ylli i pop-it ka hapur një hetim për Sally Singer, ish drejtoreshë krijuese digjitale e Vogue, që në një artikull të kushtuar fustaneve më të hapura dhe dekoltvee të yjeve në edicionet e kaluara të Met Gala, e anuluar këtë vit për shkak të koronavirusit, ka bërë një koment ‘ofensiv’ në lidhje me Simpson.

Në pjesën kushtuar këngëtares Singer flet për gjoksin që gati i del jashtë Simpsonit, nga veshja e stiluar nga Roberto Cavalli, në eventin e 2007 dhe se si i fejuari i atëhershëm John Meyer sheh me vëmendje dekoltenë shpërthyese të Simpson:’Një vit Jessica Simpson ishte atje (në Met Gala) me John Mayer të ftuar në tryezën e saj’, shkruan Singer:’Ndoshta gjoksi i saj doli nga fustani në tapetin e kuq…ndërsa në darkë papritur gjokset e Jessica Simpson janë përballë meje në tavolinë si në një pjatë dhe po i shoh…dhe Mayer gati sa nuk po i kapte me dorë në tavolinë…’komenton Singer duke ngjallur indinjatën e këngëtares.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb