Camilla Marodin është arrestuar, pasi u akuzua se ka urdhëruar ekzekutimin e bashkëshortit të saj, ngjarje e cila ndodhi gjatë një feste të organizuar në ditëlindjen e djalit të tyre.

Gjithashtu policia ka gjetur edhe armën me të cilën dyshohet se është qëlluar për vdekje Ricardo Moradin.

E njohur si modele në Brazili, Camilla Moradin ka pushtuar opinionin publik pas përfshirjes në këtë ngjarje të rëndë.

U zbulua se ajo ishte drejtuesja e një organizate kriminale në Parana të Brazilit, ndërsa ishin dyshime ngritur se po bënte një jetë të dyfishtë.

Fillimisht autoritetet menduan se kreu i grupit kriminal ishte viktima, Ricardo Moradin.  Por rezultoi e kundërta gjatë hetimeve.

Modelja e njohur u arrestua teksa po dilte nga shtëpia e nënës, ku kishte fshehur edhe armën.

Pas hetimeve arma u gjet në kopshtin e shtëpisë së nënës së saj, e cila më pas u sekuestrua nga autoritetet.

Model

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb