Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani i cili ka humbur jetën pak muaj më parë pasi u vra në pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet, ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur” në Neës24 duke bërë me dije edhe arsyen që sipas saj ka çuar deri në tragjedi.
“Përderisa çështja kaloi në këtë tragjedi, dyshoj se xhelozia apo konfliktet e moshës, ndonjë mburrje për të treguar se autori ishte më i fortë, çuan deri në këtë pjesë. Martini i kishte gjithë të mirat dhe kishte dëshirë që është që kishte ta shprehte edhe me të tjerë. Besoj se kjo ka çuar në konfliktin mes tyre”, tha ai.
Florina Cani ka deklaruar gjithashtu se askush nga shkolla, edhe pse kanë kaluar tashmë muaj nga tragjedia, nuk i ka kontaktuar apo t’u shkojë në banesë.
“Shkolla nuk ka reaguar dhe jemi shumë të tronditur edhe për këtë pjesë sepse Martini ishte që nga klasa e parë deri në klasën e 9 nxënës i asaj shkolle. Nuk ka ardhur askush”, tha ajo.
Florina shpjegon edhe arsyen pas ngritjes së një muzeu në shtëpi, në përpjekje për të pasur çdo ditë gjallë kujtimin e djalit të tyre që nuk është më.
“Idea ishte e bashkëshortit sepse unë nuk perceptoja dot më shumë. E biseduam dhe vendosëm që ta bëjmë. Kjo është mënyra jonë që të mbajmë pranë Martinin me kujtimet e tij, edhe për vëllanë e tij Henrit. Jeta është një sprovë shumë e madhe”, tha ai.
(BalkanWeb)