Analisti Artur Zheji iu drejtohet të gjithë shqiptarëve me një mesazh të fortë, duke iu kërkuar të mos japin jetën për simbolet e kujtdo lloj ngjyre, pasi sipas tij, ata do i bëjnë ndoshta prej betoni, por do të kenë vuajtjen dhe mallkimin e familjes që lënë pas.

Sipas analistit Zheji, jeta mund të jepet për të mbrojtur jetën e fëmijëve apo të familjes, ndaj dhe të gjithë qytetarët duhet të mendoheni thellë për këtë gjë.

“Përpara se të jepni jetën për diçka, në dijeninë time jeta jepet vetëm njëherë, dhe për një gjë që jepet vetëm njëherë, mos e jepni menjëherë, mendohuni thellë, nëse ja vlen apo jo. Unë mendoj, përveçse për të mbrojtur jetën e fëmijëve, pra për t’u vënë në mes të trajektores të një vdekje që shkon te familja juaj dhe jush, vendosuni në mes, sepse me vdekjen tuaj, do shpëtoni jetën e familjes tuaj.

Por që të jepni jetën për simbole të ngjyrosura me të gjitha llojet e ngjyrave, mendohuni mendohuni shumë thellë, sepse do iu bëjnë ndoshta edhe prej betoni, por do të jeni gjithmonë pjesë e një spekulimi dhe do keni vuajtjen e mallkimin e familjes që do lini pas”, shprehet Zheji.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb