Moderatorja Gerta Heta erdhi këtë fundjavë në një rrëfim për emisionin ‘Fitstation’, në News24, me Çenkuela Hasën!

Në një intervistë në ambientet e punës në radio, Gerta foli për familjen, projektet e reja, dhe për aktualitetin në media.

“Si e sheh unë bëj 3 punë, në 2 media të ndryshme. Nuk është e lehtë aspak, imagjino më shumë se 20 vite punë dhe sot vazhdoj bëj 3 punë se nuk të mjafton. Ndoshta duhet të isha treguar vajzë e shkathët të kisha hapur një biznes timin, ndoshta duhet të kisha përdorur famën kur isha më e famshme pasi tani jam tërhequr. Dilemë e madhe, Radio tani nuk është në ditët më të mira financiarisht pasi dëgjohet vetëm në makinë.

Sot unë jam shumë prezente në rritjen e fëmijëve, nuk më mungon asgjë. Dhe famën e kam shijuar, fansat, autografet, tjetër lloji fame jo si kjo sot me ndjekës. Njeriu duhet të kuptojë që kjo jetë është me faza. Nuk mund të konkurrosh një vajzë të re që është në kulmin e suksesit televiziv dhe të pamjes të saj më të mirë. Duhet të tërhiqesh, nuk mund t’i futem tani botoksit, fillerave që të jem në konkurrencë me vajzën e re”, u shpreh Gerta!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: