Ish-politikani socialist, Namik Dokle, nga studio e emisionit “Kjo Javë” në News24, komentoi aksionin opozitar parlamentar dhe kaosin e krijuar në Kuvend.

Dokle, i cili ka shërbyer si Kryetar i Parlamentit u shpreh se vetë pamjet tregojnë se jeta e parlamentarizmit ka dalë jashtë normalitetit, ndërsa shtoi se opozita, por edhe mazhoranca duhet të respektojnë rregullat e Parlamentit. Ndër të tjera ai tha se mazhoranca ka forcën, ndërsa opozita ka mençurinë.

 

 

Si i shihni ato pamjet në Parlament?

Gjëja kryesore që tregojnë ato pamje është që jeta parlamentare ka dalë jashtë normalitetit. Instrumentat politikë të Parlamentit kur dalin jashtë normalitetit nuk kanë dobi. Siç thotë në një shkrim të tij Kamy, kur mungon mirëkuptimi, edhe qëllimet e mira bëhen të padobishme. Kjo që nuk ndodh nuk është zgjidhja normale sepse në këtë aspekt prekim themelet e parlamentarizmit. Nuk dua të bëj gjykatësit, se po ta merrja atë pozicion, kuptohet që unë jam socialist dhe socialist do vdes dhe nuk dua të vë balancë. Ajo që mua më shqetëson si qytetar, apo ish deputeti është që instrumentet e Parlamentit janë të njohura dhe çdo instrument jashtë parlamentar, nuk i bën mire parlamentit, përkundrazi i bën keq. Nuk i bën mirë as shoqërisë, as zhvillimit të vendit. Nuk i bëjnë mirë as atyre që i bëjë këto gjëra. Opozita mendon se është në të drejtën e saj, por ka edhe mënyra të tjera për ta kërkuar këtë të drejtë dhe mendoj se gjëja e parë që duhet të bëjë opozita, sepse maxhoranca ka forcën, opozita duhet të ketë mencurinë. Gjëja e parë ku duhet të shprehet opozita është bashkimi i saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: