Rusia ka vendosur sanksione ndaj aktorit dhe komedianit kanadezo-amerikan, Jim Carrey dhe shkrimtares kanadeze, Margaret Atwood për qëndrimin e tyre pro-ukrainas.

Ata janë në listën e re të zezë mes 100 politikanëve, shkencëtarëve, artistëve dhe sipërmarrësve kanadezë të publikuar sot nga Ministria e Jashtme ruse.

Shumë nga kanadezët në listë janë me origjinë ukrainase dhe punojnë në organizata për të ndihmuar ukrainasit. Disa prej tyre përfshijnë nipin e liderit të ndjerë nacionalist ukrainas, Stepan Bandera.

Ndër kufizimet e tjera, 100 personat e sanksionuar, duhet t’i nënshtrohen një ndalimi për të hyrë në Rusi.

Carrey ka shprehur vazhdimisht solidaritetin me Ukrainën, ndërsa Atwood ka marrë pjesë në protesta kundër luftës.

Gazetarët, përfshirë transmetuesin shtetëror CBC, Murray Brewster, Margaret Evans dhe Adrienne Arsenault, u ndaluan gjithashtu.

Më tej në një deklaratë me shkrim të lëshuar nga ministria, thuhet se Kanadaja vazhdon të vendosë sanksione ndaj përfaqësuesve të administratës ruse, biznesit, kulturës, politikanëve, parlamentarëve dhe ekspertëve.

Lista, e cila është në përgjigje të të gjitha sanksioneve që i janë vendosur Rusisë, përfshin zyrtarë të lartë kanadezë, biznesmenë, aktivistë, përfaqësues të mediave dhe institucione financiare dhe Carrey është gjithashtu në listë.

Kanadaja është një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës në nivel ndërkombëtar. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau premtoi sot një ndihmë ushtarake prej 500 milionë dollarësh për Ukrainën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb