Një nga repartet që nuk ka funksionuar mirë te Juventus në sezonin që lamë pas ishte mesfusha. Në këto kushte, drejtuesit bardhezi dëshirojnë të bëjnë afrime pikërisht në mesin e fushës.

Pas arritjes së marrëveshjes me Paul Pogba, torinezët janë gati të nisin një sulm për një operacion tjetër. Sipas CDS, gjigandët e Serie A do tentojnë të sjellin në Torino, Leandro Paredes. Paredes ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2023, por një ofertë dhe propozim që mund t’i kënaqtë të gjitha palët, mund të ndryshonte gjërat.

27 vjeçari e njeh mirë kampionatin italian, pasi më parë ka qenë pjesë e Romës. Bëhet fjalë për sezonet 2014-2015 dhe 2016-2017.

 

I8
I8

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb