Kreu i diplomacisë britanike, Boris Johnson vlerësoi sot deklaratat e fundit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për Iranin duke nënvizuar rëndësinë për të ruajtur marrëveshjen bërthamore të arritur në vitin 2015.

“Fjalimi i kryeministrit izraelit mbi hulumtimet e kaluara të Iranit përsa i përket armëve bërthamore tregon shkakun pse ne kemi nevojë për marrëveshjen me Iranin për programin bërthamor.

“Marrëveshja me Iranin nuk është e bazuar në besim, por në verifikime”, deklaroi Johnson, raporton ata.

Duke këmbëngulur në rëndësinë e mbajtjes së kufizimeve të përfshira në këtë marrëveshje, ai nënvizoi se dispozitat përsa i përket verifikimeve (…) do të bënin më të vështirë për Iranin për të rifilluar kërkime të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb