Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë folur këtë pasdite pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB për nxjerrjen e grurit nga kapanonet në Detin e Zi.

Downing Street tha se Johnson e mirëpriti marrëveshjen dhe theksoi nevojën që ajo të zbatohej “në tërësi”.

Zëdhënësja tha gjithashtu se kryeministri “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të MB për të mbështetur popullin ukrainas” dhe tha se “Vendimi nuk do të lëkundet, pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”.

Ajo shtoi se Zelensky falënderoi Johnson për mbështetjen e tij të vendosur për Ukrainën, si dhe mbështetjen ushtarake të ofruar nga MB e cila po bën “një ndryshim të vërtetë” në konflikt.

Kjo vjen pasi Johnson bëri një udhëtim të dytë në Kiev muajin e kaluar, ku ai përshkroi programin e trajnimit të MB për trupat ukrainase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: