Aktorja Jonida Vokshi në një rrëfim për “S’e Luan Topi”, tregoi momentin e vështirë gjatë lindjes së vajzës së saj.

Ajo u shpreh se në momentin e lindjes, e bija kishte kordonin e lidhur në qafë, që e bëri situatën tepër të vështirë.

“Pata një lindje natyrale. Në një moment kur Emi nuk po dilte, m’u duk sikur u dorëzova dhe u kërkoja mjekëve që vetëm të shpëtonin vajzën. Më pas më erdhi një forcë dhe vajza lindi”, tregoi aktorja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: