Prezantuesja dhe aktorja e njohur, Jonida Vokshi, vazhdon të jetë e angazhuar në projekte të ndryshme filmike. Së fundi asaj i është besuar një rol i ri në kinematografi. Jonida është tashmë pjesë e kastës së aktorëve të projektit “Skanderbeg”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Jonida, teksa shkruan në “Instagram”, “Skanderbeg, projekt i ri, karakter i ri”. Aktorja na tregon gjithashtu edhe sesi do të duket në këtë film, ndërsa sjell foto nga xhirimet.

(m.k/SummerPages/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: