Ekzekutimi i tmerrshëm i togerit 26-vjeçar të aviacionit, Muas al Kasasbeh, ka ngjallur indinjatë aq të madhe në Jordani sa kënaqësinë e shpagimit ndaj ISIS-it, mbreti Abdullah mund ta kërkojë në terren personalisht. Jordania kundërpërgjigjet ende pa u gdhirë, ku varen dy militantë irakianë. Disa raporte në mediat arabe tregojnë se monarku, edhe vetë një pilot tepër i zoti, ka gjasa të marrë pjesë në bombardimin ajror të pozicioneve të ekstremistëve.
Të tilla pretendime vijnë pak pasi ish-gjenerali u tha anëtarëve të Kongresit Amerikan se ishte i gatshëm për hakmarrje të pamëshirshme ndaj ushtrisë së terrorit për vrasjen brutale të Kasasbehut, i cili u dogj i gjallë. Mbreti i Jordanisë ka cituar një personazh të Clint Eastwood-it që thotë: “Po doli ndonjë horr që guxon të më qëllojë, do vras jo vetëm atë, po do i vras edhe gruan e shokët dhe do ia djeg nga themelet atë dreq shtëpie”.
Duke iu referuar vizitës së monarkut në Shtetet e Bashkuara dhe deklaratave të bëra prej tij, ligjvënësi republikan Duncan Hunter tha për ‘Washington Examiner’ se Abdullah është zotuar për një ndëshkim që ISIS-i s`e ka parë kurrë ndonjëherë. “Është tepër i zemëruar,- rrëfen Hunter. -Ka nisur mobilizimin dhe thotë se i vetmi problem që mund të hasë gjatë rrugës, do të jetë që do të mbetet pa karburant e pa municion, sepse do godasë deri në plumbin e fundit”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: