Teksa te Tirana janë të nervozuar për arbitrimin në Korçë dhe nuk preferuan të flasin, te Skënderbeu shprehen të kënaqur për fitoren.

“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por nuk arritëm të shfrytëzonim rastet që krijuam. Në pjesën e dytë Tirana na vuri në vështirësi, duke përdorur shumë mirë kundërsulmin. Mos kërkoni spektakël në sfida të tilla. Penalltitë? 11-metërshi që e fituam ne ishte i drejtë, megjithatë mendoj se edhe në rastin që pretendon Tirana, penalltia do të ishte e pranueshme. Ekzekutimin e penalltisë së Salihit nuk e pashë. Nuk e dija se në çfarë mënyre do ta godiste. Partizani? Nuk më intereson rezultati i Partizanit, jemi para në renditje dhe shpresoj ta thellojmë diferencën”.

Ashtu si Mirel Josa, edhe portieri i Skënderbeut, Orges Shehi theksoi së në rastin e Gilman Likës mund të kishim të bënim me një 11-metërsh. Nuk u prononcua ndërkohë në përfundim të sfidës trajneri i Tiranës, Ilir Daja.
(ed.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: