Deputeti i PD Saimir Korreshi, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh kritik ndaj qeverisë.

Korreshi tha se qyteti dhe qytetarët Lushnjes janë lënë pas dore, ndërsa shtoi se politikanët shkojnë në këtë qytet vetëm për të bërë foto me shalqi, ndërsa nuk kanë marrë asnjë masë për t’i ardhur në ndihmë fermerëve.

“A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhë me qytetin e Lushnjes. Çdo gjë vendoset sepse kështu do partia, njerëzit le të sorollaten nëpër rrugë me fugona dhe autobusë. Njerëzit janë në pafuqi ekonomike. Në Lushnje ndihmë marrin 1 980 mijë lekë të reja. Pra me çmimet e Lushnjes nuk ha dot asnjë byrek në ditë. Kjo është ndihma ekonomike? Dhe me atë shportën që solli kolegu javën e kaluar por ju nuk e latë se jeni të pangopur, e hëngrët edhe shportën me mjell, oriz e makarona. Prapë do 30 mijë lekë. Po dritat, po uji?”, tha Korreshi.

Sipas tij “Këtë po i bëni ju Lushnjes, një qytet që nesër për të takuar fëmijët për ata që janë divorcuar duhet të ikin në Fier. Po përse ne nga Lushnja jemi me bisht… Të gjithë ata që i kanë marrë një kokërr vote si nga PS apo PD ta kthejnë me dinjitet. Vijnë në Lushnje për të provuar ndonjë shalqi, a është poç apo jo. Nuk i keni lënë asgjë por të paktën lërini dinjitetin këtij qyteti”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: