Seldi Qalliu dhe Sindi Çela janë ndër çiftet më të reja të shoëbizz-it shqiptar. Ata kaluan një krizë në marrëdhënien e tyre pak kohë më parë, dhe pas kësaj modelja fshiu të gjitha fotot e përbashkëta me këngëtarin nga rrjetet sociale.

Mungesa e fotove të përbashkëta të çiftit në rrjetet e tyre sociale, ka ngritur dyshimet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një mini-interviste që modelja zhvilloi me ndjekësit, një prej tyre e ka pyetur nëse janë ndarë, duke vënë në dukje lidhjet e dështuara të Seldi Qalliut.

“Je ndarë nga Seldi eee? Ju ndërron si çorapet”- shkroi ndjekësi.

Por Sindi Çela u shpreh se informacioni ishte “totalisht i gabuar” dhe bëri tag në partnerin e saj për të treguar se janë bashkë.

“Nga e paske marrë vesh ti këtë informacion totalisht të gabuar?”– iu kthye Sindi Çela, teksa bëri tag në postim këngëtarin dhe shkroi: “Seldi Qalliu çfarë thotë ky?”

Ajo gjithashtu tregoi se nuk bashkëjeton me këngëtarin dhe prej disa muajsh jeton vetëm.

“Po bëj disa muaj që jetoj vetëm. Nuk ma merrte mendja që punët e shtëpisë ishin kaq të vështira,”- zbuloi modelja.

“Kishim një debat dhe u hoqën foto. Por ngeli ashtu që atëherë në fakt, s’ka asnjë problem,”- përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: