Pjesa rreth syve është e përbërë nga një lëkurë shumë e hollë dhe delikate, ndërsa muskulatura nga fibra kolagjeni. Duke qenë se në këtë pjesë ka pak ind lidhor, fenomeni i edemës rreth syve ndodh më lehtë se në çdo pjesë tjetër të fytyrës.

Shkaktarët mund të jenë të ndryshëm duke nisur që nga prirja gjenetike, patologjitë e ndryshme, shprehjet e ekzagjeruara nëpërmjet mimikës, ekspozimi në diell pa mbrojtës, produktet e gabuara kozmetike, mungesa e vitaminës K, B12 dhe B6, stili i gabuar i jetesës ku mund të veçohet konsumimi i cigares, alkoolit, stresit, pagjumësisë, lodhjes, ushqimit të njëanshëm, etj.

Mund të eliminohen vetëm duke shmangur faktorët që ndihmojnë në shfaqjen e tyre, pra të korrigjohen patologjitë, të shmanget shikimi i sforcuar, kohëzgjatja para mjeteve të komunikimit elektronik, orët e gjata para televizorit, qëndrimi në ambient të errët. Çdo person duhet të përdorë syzet e përshtatshme, ushqime të pasura me vitaminë B6, B12 e Vitaminë K, shkruan “Shëndeti”.

Gjithashtu, mjekët këshillojnë përdorimin e kremrave parandalues e mandej kurues që pas moshës 25 vjeç duhet të jenë më specifikë për përzgjedhjen dhe për këtë gjë duhet të konsultoheni patjetër me mjekun dermatolog.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: