Për shumë gra, flokët janë një pjesë e rëndësishme e asaj çfarë janë – prandaj dhe rënia e flokëve është një problem shumë i madh. Doni ta dini cilët janë shkaktarët kryesorë të rënies së flokëve? Çrregullimet hormonale. Kjo trashëgohet ose nga një çrregullim hormonal mjekësor (si çrregullimet e lidhura me tiroidet) ose nga një ngjarje traumatike (si operacioni ose rënia e flokëve në mënyrë drastike), shkruan “shëndeti”.

Të dyja këto çojnë në rënie të nivelit të hormoneve që ndihmojnë në rritjen e flokëve (si estrogjeni dhe progesteroni) dhe rritje të niveleve të hormoneve që shkaktojnë rënie të flokëve, ai androgjeni dhe testosteroni. Kjo mund të zgjasë deri në 7 muaj, periudhë gjatë së cilës mund të mos vëreni rritje të flokëve.

Si ndodh:

Rënia e flokëve ndodh që nga skalpi, prandaj ju mund të vëreni një bisht shumë të hollë.

Trajtimi:
Ushqyerja e shëndetshme, meditimi, ushtrime të shumta janë trajtimet më të mira. Këto teknika ndihmojnë për të rikthyer trupin në gjendjen e tij natyrale.

Që do të thotë:
Folikulat e flokëve mund të rikthehen në programin e tyre të rregullt (nuk ka një rregull, por mund të përgjysmojë periudhën e rënies së flokëve, nga 7 muaj në 3).

Përveç kësaj, nëse kjo gjendje është shkaktuar nga një problem hormonal i lidhur me gjendjen mjekësore, mjeku mund t’ju rekomandojë mjekime që rregullojnë nivelet e hormoneve, si progesteron dhe pilulat për kontrollin e lindjeve. Në këtë rast do t’ju ndihmonte edhe ndonjë ilaç i pasur me vitamina, minerale, aminoacide dhe adaptogjene, që luftojnë stresin dhe inflamacionin, dhe forcojnë sistemin imunitar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb