Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale, me bindjen për të zhvilluar zgjedhjet vendore më 30 qershor. Përveç takimeve me banorët, kreu i qeverisë po bën fushatë edhe përmes rrjeteve sociale.

Së fundi, ai ka zgjedhur një spot ndryshe për t’iu bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në votime të dielën e 30 qershorit.

Rama poston një video në “Facebook”, ku dëgjohen mallkimet e ish-ministrit dhe ish-ambasadorit Neritan Ceka, i cili shprehet i revoltuar “ju vraftë Zoti se shkoni në votime, ju qërrofshin sytë, ju zëntë bukën e kalamajve”.

Ndërkohë, përtej mallkimeve të Cekës, Rama tregon edhe disa punë të kryera, sipas tij, nga qeveria që ai drejton.

“(zëri në këtë video është i intelektualit, profesorit, ambasadorit, komentatorit dhe faktorit n.c)”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb