Julia Roberts është e njohur për dashurinë e saj për veshjet, nga Giorgio Armani që veshi për të marrë çmimin e saj për aktoren më të mirë në Golden Globes 1990 për filmin “Steel Magnolias” deri te veshjet Adidas X Gucci që ajo zgjodhi për pamjen në Jimmy Kimmel Live, javen e shkuar.

Megjithatë, në daljen e saj të fundit, aktorja 53-vjeçare dëshmon se është gjithashtu e aftë të marrë një qasje më lozonjare në tapetin e kuq kur e kërkon rasti. Aktorja dhe sipërmarrësja 54-vjeçare dha një mësim se si të vishesh si princeshë në premierën e komedisë së saj të re romantike, Ticket To Paradise, në Los Anxhelos.

  • foto galeri
  • foto galeri

Julia Roberts kishte veshur një fustan maxi rozë me një dekolte të thellë V, mëngë të fryra dhe një fund të gjatë nga koleksioni Pranverë-Verë 2021 i Greta Constantine. Ajo e kompletoi look-un me një clutch Tyler Ellis, një palë vathë dhe një unazë diamanti nga Chopard.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb