Andrea Pirlo, trajneri i Juves, është i qartë se objektivi i vetëm në krye të “Zonjës së Vjetër” është të fitoj menjëherë: “Kjo është normale, të jesh një trajner i Juves duhet të fitosh, kështu ka qenë edhe kur isha lojtarë, është e njëjta gjë edhe tani në pankinë. Merkato? Më duhet një pykë sa më shpejt të jetë e mundur edhe pse ka kohë deri më 4 tetor”.

Pirlo është i hapur kur bëhet fjala për skemën që do aplikoj, asgjë nuk është përcaktuar: “Mbrojtja me tre? Po punojnë për disa zgjidhje, kjo për të parë edhe lojtarët që kemi në dispozicion. Kemi ende 7 ditë kohë për të përgatitur sfidën e së dielës. Ronaldo? Është mirë, është gati për një sezon të madh”, u shpreh Pirlo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb