Deri në fund të muajit Juventus kërkon qartësi: nëse Dybala dëshiron të qëndrojë i ka dyert e hapura por negociatat do të bëhen sipas rregullave të klubit. Paga e tij nuk mund të jetë më e lartë se sa ajo e Vlahovic, pra baza do të jetë 7 milionë euro në sezon, por sigurisht do të përfshihen bonuse të ndryshme.

Pra, Dybala është i detyruar të zgjedh, të pranojë ofertën ose të largohet. Risia në këtë rast është se Dybala është zbutur, së bashku me argjendtët e tij, pasi studiuan treguan dhe shqyrtuan ofertat, janë të gatshëm të ulen në një tavolinë me drejtuesit e Juves për të diskutuar sërish rinovimin e kontratës që i përfundon në fund të këtij sezoni.

Ajo që shqetëson tashmë drejtuesit e Juves është situata me De Ligt. Pikërisht paga e tij është një pengesë e madhe, jo vetëm që është e lartë 8 milionë euro, plus 4 të tjera bonuese, por prish të gjithë balancat brenda klubit. Holandezi duhet të pranojë ulje të pagës ose në fund të sezonit do të nxirret në shitje, për të interesohen klube si Barcelona apo Chelsea, me blutë që mund të përfshijë në negociata Antonio Rudiger.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb