Juventusi përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do të luhet në transfertë kundër Lazios. Të gjithë lojtarët bardhezi që u impenuan me kombëtaren u rikthyen sot në Continassa dhe morën pjesë në seancën stërvitore nën urdhrat e trajnerit Massimiliano Allegri.

Stërvitje të diferencuara, megjithatë, për Arkadiusz Milik dhe Carlos Alcaraz, ende të lënduar.

Juve renditet në vendin e 3-të me 59 pikë. Synimi është një vend në Champions League, me formën e skuadrës që nuk është më e mira e mundshme, pasi në 5 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: