Aron Ramsein është zyrtarisht një lojtar i Juventusit, teksa mesfushori i Arsenalit dhe klubi bardhezi kanë rënë dakort për një kontratë 4-vjeçare mes tyre.
Ramsei do të përfitojë plot 450 mijë euro në javë, duke e kthyer në futbollistin më të paguar në ishull.
Paga e Ramseit është stratosferike pasi Juventusi nuk pagoi asnjë qindarkë për asin e mesfushës së përfaqësueses së Uellsit, pasi ai në përfundim të sezonit del lojtar i lirë nga skuadra aktuale.
(j.s/BalkanWeb)