Partizani do të luajë nesër sfidën e javës së 24-të të Superligës ndaj Tiranës. Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në “Air Albania” e do të nisë në orën 19:45. Sot në konferencën për mediat foli edhe trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti i cili u shpreh:

Derbi i parë si trajner? “Është një ndjesi pozitive kur prezanton një skuadër si Partizani në derbi. Mendoj se kemi shumë elementë që kanë luajtur dhe kanë fituar në derbi. Kam punuar më shumë me lojtarët që nuk kanë luajtur një derbi dhe kam punuar që skuadra të jetë në ekulibër.

Derbi është i paparashikueshëm e shpresoj që të kemi ritmin e duhur. Do të më pëlqente që të kishim më shumë kohë pasi për dy nuk është shumë kohë për të përgatitur një ndeshje të tillë”.

Fitorja ndaj Kukësit? “Të jem i sinqertë, lojtarët harrojnë shpejt. Mendoj se kemi një bonus emocional pas fitores ndaj Kukësit, por duhet të jemi në ekulibër e mos të menaxhohemi nga euforia, por nga logjika”.

Dy ditë përgatitje? “Ne jemi të barabartë pasi edhe kundërshtari ka luajtur njësoj me ne. Do ta kemi pak të vështirë si ne, por edhe kundërshtari pasi kemi luajtur shumë ndeshje këtë kohë. Pjesa e Covid na ka dhënë 5 ndërrime dhe ke mundësi të bësh disa zëvendësime”.

Aspekti psikologjik? “Fitorja ndaj Kukësit është një bonus emocional, por jam munduar të jemi në ekulibër e ta harrojmë ndeshjen me Kukësin. Lojtarët duhet të mendojnë për derbin se është derbi dhe ne duhet të mendojmë për të tashmen pasi do të bëjmë shumë gabim nëse mendojmë për të shkuarën.

Çfarë ka ndryshuar? “Jam mundur t’i japë filozifinë time skuadrës dhe jam pjesë e klubit prej kohësh. Jam rritur te kjo skuadër pasi këtu e kam nisur edhe karrierën si lojtar, po fillon të përshtatet filozofia ime me lojën e skuadrës. Jam mundur të jemi në ekulibër dhe të kemi një sulm të shpejt”.

Mosha e re? “Janë shumë faktorë që ndikojnë dhe kur ke elementë të rinj, na del për detyrë ne si staf, por edhe lojtarëve me eskperiencë që të ndihmojnë lojtarët e rinj. Kemi punuar dje dhe do të punojmë sot që lojtarët ta shijojnë këtë ndeshje”.

Kallaku? “Jemi në kontakt pasi ka pasur ato shqetësimet dhe sot do të marrim vendim përfundimtar. Shpresoj që edhe Kallaku të jetë pjesë e skuadrës”.

Derbi – Një derbi, mbetet një derbi dhe ka ndjeësi të veçantë. Nuk ka ndryshim kur je për titull apo jo, derbi ka treguar që edhe kur skuadrat kanë pasur diferenca, derbi ka prodhuar situata të ndryshme”.

Tirana, skuadra që ka shënuar më shumë? “Mendoj se jo vetëm sulmin më të mirë, por Tirana ka skuadër të ekulibruar dhe një mesfushë shumë të mirë. Nëse një skuadër nuk ka një mesfushë të mirë edhe sulmuesit kanë vështirësi përpara. Edhe ne kemi elementë cilësorë dhe do mundohemi t’i godasim në hapësirat që ata do të kenë”.

Seferi dhe Xhixha? “Tirana është me meritë aty ku është, kanë manovrat e tyre në sulm, por ne do të mundohemi t’i përgjigjemi. Kur del fitimtar në derbi, ke një bonus të madh psikologjik. Ka raste kur fiton në derbi, skuadra fituese ka pasur vazhdimësi.

Ndeshje radhe – Nuk duhet të ndryshojmë asgjë pasi është ndeshja e radhës, edhe pse është derbi. Do kemi lëvizje të vogla, por jemi Partizani dhe do të kërkojmë identitetin tonë ndaj çdo kundërshtari. Është pozitive që edhe humbasim raste, jam i kënaqur që skuadra është në ekulibër. Mendoj se ne duhet ta kërkojmë të vetja dhe pastaj të shohim çfarë na lë kundërshtari”, u shpreh Mehmeti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb