Ministri i Financave Arben Ahmetaj në fjalën e tij në parlament deklaroi se Shqipëria për fat të mirë nuk u godit rëndë nga pandemia, duke shtuar se në vendin tonë nuk ishte gjendja si në Itali e larg qoftë të ishte e tillë.

Ahmetaj tha se shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 në Shqipëri janë të pakta, edhe sepse qeveria mori masa për të ndaluar përhapjen e virusit. Ai foli edhe për paketat ekonomike, duke thënë se kryeministri Rama po mendon të fusë në këto paketa edhe ata familje që ishin hequr nga ndihma ekonomike e mëhershme.

Arben Ahmetaj: Po të ishte situata si në Itali, Zot na ruaj. Por ishte përgjigja e qeverisë, e maxhorancës, edhe e juaja në doni, për të frnuar koronavirusin. Trump dje tha se ka dritë në fund të tunelit. Po, ka dritë në fund të tunelit, sepse kjo qeveri iu përgjigj menjëherë armikut të padukshëm. Qeveria po mendon hapjen graduale, në mënyrë gjeografike.

E drejta e jetës është kryesore dhe ne kemi parasysh jetën në radhë të parë. 52 mijë qytetarë kanë marrë pagën e luftës, 11 mijë të aprovuar janë në paketën e dytë. Po , 4.4 përqind e PPB është ajo që po jepet. Paratë po shkojnë tek qytetarët që kanë më shumë nevojë. Sot kryeministri po shikon që të shtojë pikëzimin, tek ata familje që kanë dalë nga skema për ndihmë ekonomike.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb