Kombëtarja spanjolle humbet një tjetër senator. Jordi Alba ka vendosur të thotë mjaft dhe të përqendrohet vetëm te Inter Miami. Mbrojtësi i krahut, pasi u largua nga Barcelona për t’u lënë vend brezave të rinj, bën të njëjtën gjë edhe me përfaqësuesen, teksa siç shkruajnë mediat, ai ka vendosur të largohet nga kombëtarja.

Statistikat e tij janë vërtetë interesante. Jordi Alba mbahet mend si kampion i Kampionatit Evropian në 2012 dhe i Ligës së Kombeve në 2023, gjithashtu vlen të theksohet se ka qenë i pranishëm në tre Kupa Bote (2014, 2018 dhe 2022), tre kampionate evropiane (2012, 2016 dhe 2021), dhe një herë në Kupën e Konfederatave (2013).

Siç raporton shtypi iberik, vendimi  është marrë javë më parë dhe lojtari ka njoftuar menjëherë Federatën dhe trajnerin Luis de la Fuente, i cili do të dëshironte ta kishte në grup  në Euro 2024 duke pasur parasysh përvojën e tij të madhe, e cila do të kishte qenë e dobishme për ecurinë. 34-vjeçari Alba numëron 93 ndeshje me Spanjën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: