Përdorimi i mediave ruse në dobi të propagandës në lidhje me luftën në Ukrainë dhe jo vetëm, është tashëm e njohur. Gjithashtu janë të njohura rastet e “shtypjes” së protestave të qytetarëve rusë të cilët kanë jë qëndrim të kundërt me atë të Kremlinit sa i përket agresionit.

Megjithatë, kjo nuk ka ndaluar një gazetare ruse qëe në një transmetim live, të protestojë kundër luftës në Ukrainë.

Marina Ovsyannikova, 43 vjeçe, babai i së cilës është ukrainas ndërsa e ëma ruse, kishte qenë për vite bashkëpunëtore në konsolidimin e narrativës së vazhdueshme të Kremlinit në Rusi në kanalin kryesor Channel One, por tre javë pas luftës vendosi që ajo nuk ishte në gjendje të vazhdonte të shtirej sikur asgjë nuk po ndodhte, duke nxjerrë në pah tashmë qëndrimet e veta dhejo ato që i kërkoheshin.

Në një transmetim live, ajo doli me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës, ndaloni luftën – propaganda të gënjen”.

Kjo konsiderohet si një nga denoncimet e profilit të lartë për “operacionin ushtarak special” të Putinit në Ukrainë.

Reagimi shtyu gazetën e njohur gjermane Die Welt t’i ofronte gazetarës një vend pune, ku ajo edhe po punon tashmë.

Megjithatë, Ovsyannikova tha se veprimet e saj kanë pasur pasoja të rëndësishme për familjen e saj, duke bërë me dije se bashkëshorti i saj nisi edhe një betejë në lidhje me kujdestarinë për fëmijët e tyre.

“Djali im më tha se kam shkatërruar jetën time familjare… pasojat e protestës sime po bien mbi mua çdo ditë”, tha ajo, përpara se të shtonte se mendon se burri i saj, gjithashtu një punonjës i televizionit shtetëror, mund të jetë duke vepruar nën presionin e Kremlinit.

“Ndërtova një shtëpi të mrekullueshme në Moskë, në të cilën shpresoja ta kaloja pjesën tjetër të jetës. Tani jam i huaj në tokën e të huajve”, tha ish redaktorja e televizionit rus.
Megjithatë ajo ka siguruar se pavarësisht gjithçkaje, do të vijojë të sfidoje presidentin rus Putin.

“Problemet private nuk do të thonë asgjë në krahasim me problemet me të cilat përballen njerëzit në Ukrainë… ne nuk po e bëjmë për veten tonë, po e bëjmë në mënyrë që Rusia të mos zhytet në errësirën mesjetare”, tha ajo.

Ish-redaktorja e Channel One planifikon të kthehet në Rusi në javët e ardhshme dhe ka qenë e qartë për dëshirën e saj për të jetuar në Moskë, por ajo është përballur me refuzim nga shumë nga miqtë dhe kolegët e saj të mëparshëm. Shtuar këtu edhe faktin se mund të përballet me persekutim nga regjimi i Putinit në të ardhmen.

Ovsyannikova beson se autoritetet ruse po përpiqen t’i bëjnë njerëzit ‘ta harrojnë atë’ sepse dërgimi i saj në burg mund të gjenerojë më shumë protesta dhe pakënaqësi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb