Nga Zonja Katerina
Përbërësit

500 gr kadaif, 100 gr gjalpë, 2 filxhanë miell të gatshëm për krem pastiçerie, 4 filxhanë qumësht, 2 bustina vanilje
500 gr pana ëmbëlsirash, 50 gr sheqer pudër, Fistikë ose arra.

Sherbeti:
2 filxhanë sheqer, 1 lgj mjaltë, 2 filxhanë ujë, 1 shkop kanelle, Lëkurë limoni.

Përgatitja

Fillimisht përgatisim sherbetin dhe e lemë te ftohet.

Në një tavë të lyer me gjalpë bëjmë shtresa kadaifi të cilat i spërkasim me gjalpë. E vendosim kadaifin të piqet në furrë në temperaturë 170 gradë për 40-50 minuta.

Ndërkohë përgatisim kremin e pasticerisë duke përzier miellin e gatshëm për krem pastiçerie me qumësht dhe vanilje. E vendosim kremin në sobë dhe e përziejmë derisa të marrë valë dhe të bëhet kremoz.

Pasi kadaifi të jetë pjekur e sherbestosim (kadaifi i ngrohtë – sherbeti i ftohtë). E lemë kadaifin të përthithë mirë sherbetin dhe të ftohet dhe më pas vendosim shtresën me kremin e pastiçerisë.

Më pas rrahim panën në marengë me sheqerin pudër dhe me pak vanilje dhe bëjmë një shresë tjetër mbi kadaifin me krem pastiçerie. E spërkasim në fund sipërfaqen me fistikë ose arra, e vendosim në frigorifer të ftohet dhe mpikset dhe më pas e kemi gati për servirje.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb