Duke qenë se gjithçka shkoi mirë ndaj verilindorëve, trajneri Mehmeti nuk ka arsye për të bërë modifikime. Kështu, në portë pritet të jetë Hoxha dhe në qendër të difensivës Bitri e Belica do ta nisin nga minuta e parë.
Albion Marku është i padiskutueshëm në të djathtë, teksa në të majtë qëndron dilema e vetme e Mehmetit.

Sota bëri mirë ndaj Kukësit dhe e ka vënë jo pak në vështirësi trajnerin, nëse do të jetë fieraku apo Hadroj në formacion.

Me shumë mundësi Sota do ta nisë nga minuta e parë.

Par1
Par1

Në mesfushë, Kallaku ka pasur gjendje gripale, por pritet që të jetë në fushë, megjithëse mungoi në stërvitje ditën e enjte.

Rrapaj dhe Mala plotësojnë këtë repart, teksa në sulm pritet “tridenti” Cara-Skuka-Zhunior.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb