Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë me qytetarët në “Facebook” ka dëgjuar ankesat e tyre.

Një qytetar tha se punon në një bar kafe, që tani është mbyllur e se ka dy fëmijë të vegjël, të cilët i dhimbsen.

Një tjetër qytetar u ankua për faktin se i është shembur banesa nga tërmeti, ndërsa të tjerë u ankuan për punë.

Qytetari 1: Jetoj në Rushkull të Durrësit dhe na kap Bashkia Sukth. Tërmeti më ka shkatërruar shtëpinë. Zyrtarët vetëm njëherë më kanë ardhur dhe më kanë takuar. Më kanë thënë se nuk do jetosh këtu dhe kam fjetur në garazhe e nëpër makina. Pa punë jam, pa përkrahje sociale jam. Jam në shtëpi me qira tani. Bashkia të më japë ndihmë.

Rama: Sot nga Ministria e Mbrojtjes do të sjellin cadrën dhe shtëpinë do të ta bëjnë më të mirë dhe më të fortë.

Qytetari 2: Jam kryefamiljar dhe jam me shtëpi me qira. Zotëroj një biznes të vogël, një bar kafe, jam i vetë-punësuar atje. Jam me dy fëmijë, nusen e kam pa punë, jam në shtëpi. Gruaja nuk ka punuar asnjëherë. Kam dy fëmijë të vegjël dhe më dhimbsen.

Rama: Ti do marrësh pagën për ata që janë të vetë-punësuar në biznes të vogël.

Qytetari 3:Jam qytetare nga Saranda. Kam futur disa letra për të filluar punë tek Tatimet në Sarandë.

Rama: Edhe ata që janë në punë i kemi shpërndarë. Të përqafoj dhe do shikojmë më tutje.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb