TIRANE

Moderatori dhe ish-banori i “Big Brother VP”, ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira tëjetës së tij, ku ka zbuluar se ka tentuar t’i japë fund jetës dy herë në adoleshencën e tij.

I ftuar në “S’e luan topi”, gazetari bëri një rrëfim të rrallë lidhur me bullizmin që ka përjetuar kur ka qenë adoleshent.

Ai tregoi se ka qenë dy herë pranë vetëvrasjes, por fatmirësisht doli nga kjo situatë e errët. Ronaldo tha se prej komenteve është ndjerë shpesh inferior dhe i pasigurt në vetvete.

“Kam vuajtur nga bullizmi. Unë e kam kaluar pubertetin me vonesë dhe kjo më ka shkaktuar shumë komente që as që dua t’i përmend. Kam tentuar dy herë të vrasë veten. Herën e parë më shpëtoi familja. Isha diku 13-14 vjeç. Është gjëja më e tmerrshme që mund të të ndodhë. Mos lëndoni askënd, sepse edhe ai që duket më i dobëti ka një talent, ka vlera. Unë ja ku jam sot, jam mirë mendërish por jo të gjithë ia dalin.”- rrëfeu ai, duke treguar se kjo është arsyeja pse në BBVA nuk u treguar ngacmues dhe nuk u tall me askënd.

Ronaldo e mbylli rrëfimi me një mesazh shumë të fortë duke thënë: “Çfarëdo lloj gjëje që të thonë të tjerët nuk ka asgjë më të rëndësishme se jeta!”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb