Imazhet e para të përpunuara në bazë të pjesëzave të informacionit publikuar gjer më sot të Galaxy S11, sugjeronin se telefoni do të kishte një hapësirë të konsiderueshme në pjesën e pasme rezervuar për kamerën.


Sipas një raporti të Bloomberg tashmë kemi një ide të qartë pse kamera do të zërë aq shumë vend. Telefoni më i mirë i Samsung për 2020-ën do të ketë sensor 108-megapiksel së bashku me një sensor me kënd super të gjerë dhe lente zmadhimi telefoto 5X.


Telefoni gjithashtu do të përfshijë një sensor Time-of-Flight (ToF) marrë nga Galaxy Note 10 i këtij viti. Por kompania ka planifikuar të përdorën sensorin 108-megapiksel edhe në telefonin e dytë me ekran me palosje i cili do të ketë dizajn guaske.


Sensor 108-megapiksel është zhvilluar nga vetë Samsung në bashkëpunim me Xiaomi dhe është materializuar në formën e Mi Note 10. Samsung ka vendosur të ndryshojë sensorin 12-megapiksel të përdorur që prej Galaxy S7 në 2016-ën. Natyrisht megapikselët nuk tregojnë të gjithën, por me Galaxy S11 kamera për herë të parë në vite do të jetë ndryshe nga ajo e paraardhësit. /PCWorld Albanian

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: