Kampionati i Napolit nis nga Verona. Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti do synojë të marrë maksimumin nga transferta e Veronës, sfida e parë e kampionatit për ta fillon në orën 18.30.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Napoletanët vijnë në këtë 90 minutësh me mungesat e Zedadka dhe Gaetano, ndërsa vendasit s’llogarisin në shërbimet e Ceccherinit dhe Velosos. Arbitri që do vendosë drejtësi në këtë takim është Fabbri.

Sfida e fundit direkte në Bentegodi mes të tyja skuadrave ka përfunduar 1-2 (Faraoni, Osimhen X2). Më poshtë keni rreshtimet.

Verona (3-5-2): Montipò; Dawidowicz, Gunter, Amione; Faraoni, Tameze, Hongla, Ilic, Lazovic; Henry, Lasagna

Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Kim, Mario Rui; Anguissa, Lobotka; Lozano, Zielinski, Osimhen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: