TIRANA

Shtatë persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë dhe një tjetër është proceduar për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre u prangosën pasi forcat ‘’Shqiponja’’ i gjetën kanabis me vete.

Gjatë operacionit ‘’Qafmolla 2’’ u arrestua një 52-vjeçar si dhe u procedua në gjendje të lirë një 16-vjeçar pasi kishin prerë pemë e dru.

Ndërkohë një 25-vjeçar u arrestua pasi duke drejtuar mjetin pa leje u përfshi në aksident me mjetin e Y.D, dhe përfundoi në spital

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.J., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis;

E.I., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit të çantës personale nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafmolla 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 52 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur 16-vjeçar, sepse në zonën e Qafmollës, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kanë prerë një sasi të konsiderueshme pemësh dhe drurësh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

D.L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse të drejtimit është përfshirë në një aksident me mjetin me drejtues Y. D. Si pasojë është vetëdëmtuar shtetasi D. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

L.Sh., 40 vjeç dhe Gj. Gj., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

K.A., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb