Grupi kanadez “Bombardier”, tani i përdorur ekskluzivisht si avion biznesi, njoftoi sot shkurtimin gradual të rreth 2 500 vendeve pune në vitin 2020.

“Kompania do të pushojë 1 900 punonjës në Kanada, përfshirë 1 500 në Kebek, 500 në Meksikë, 40 në SHBA dhe në pozicione administrative”, tha Mark Masluch, zëdhënës i “Bombardier Aviation”.

Këto pushime nga puna përfaqësojnë afërsisht 10% të fuqisë punëtore të “Bombardier Aviation”, që ka rreth 22 000 të punësuar në të gjithë botën, përfshirë 12 500 në Kanada, kryesisht në Kebek.

Grupi e motivoi këtë vendim me rënien e pritshme të dërgesave të avionëve të biznesit në të gjithë industrinë, me rreth 30% për 12 muaj, për shkak të pandemisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb