Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me aludimin e emrit të tij si një kandidat i mundshëm për president i Kosovës.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Pacolli pohoi se Kosova e ka Presidentin e saj kushtetues dhe se çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet.

“Kosova e ka Presidentin e saj kushtetues. Çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë por kurrsesi realitet”, ka shkruar Pacolli. Më herët këshilltari i tij, Naim Murseli tha se AKR-ja po kërkon kandidaturën e tij për president.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb