TIRANE- Frenimi i ndërtimeve pa leje dhe përmirësimi i pamjes së qyteteve është pjesë e rëndësishme e Rilindjes Urbane. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit “Kantieri i Rilindjes Urbane”, një projekt i realizuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve (FZHR). Kreu i qeverisë u ndal tek ndërhyrjet e realizuara në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa ka akuzuar qeverinë e mëparshme se kishte lejuar ndërtime pa leje, dhe dëmtim të hapësirave publike. Rama tha se PD hartonte projekte të cilat mbeteshin në letër dhe asnjëherë nuk viheshin në praktikë.

Kreu i ekzekutivit lëshoi një sërë akuzash në drejtim të qeverisë së kaluar, që sipas tij i shndërroi qytetet në konvikte. “Nuk janë më qytetet si ato konviktet, vetëm me një korridor, me erën në fund të korridorit dhe ai uji që rrjedh, e më pas një njëri që prek një cep e thotë është i imi. Këto janë qytetet që krijoi Saliu. Këto janë qytetet dhe territoret që krijuan ata”, -pohoi Rama.

“Ka një arsye të madhe se pse raporti mes pasurisë dhe bukurisë në kuptimin e një hapësire publike të organizuar bukur, ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë. Pas këtyre ndërhyrjeve nëpër qytete, për shembull në Korçë shkojnë dhjetëra herë më shumë vizitorë e turistë. Një ndërhyrje në qytetet e vendit, për shembull në Kavajë, do të rritë numrin vizitorëve, dhe do të lërë pas atë politikë që e dëmtoi si qytet.

Po ndryshojmë pamjet e qyteteve. Në qeverisjen e PD, projektet ishin vetëm një fletë vizatimi. Qytetet e qeverisura nga socialistët u panë si kështjella për t’u sulmuar, për t’u marrë peng, dhe për ta shembur me çdo kusht kryetarin e bashkisë. Qytetet në tërësi u lanë në mëshirë të fatit. Sot në këto qytete investimi i bërë nga kjo qeveri në 18 muaj, i ka ndryshuar fytyrën”, tha Rama.

“Kantieri i Rilindjes Urbane” është prezantuar në formën e pamjeve kolazh nga qytete të ndryshme të vendit, në të cilat janë bërë ndërhyrje dhe investime në infrastrukturë gjatë qeverisjes së PS.

RAMA: NDRYSHUAM PAMJEN E QYTETEVE, PD KISHTE PROJEKTE VETËM NË LETËR
A ju ka rënë rasti të shikoni ndonjëherë ndonjë qytet lagje apo vendbanim të shëmtuar ku njerëzit jetojnë mirë? Nëse secili e ndjek me mend filmin e imagjinatës për të gërmuar në kujtesën e vet çka ka parë, besoj se do ta ketë të pamundur të thotë se e ka parë diçka të tillë. Por a është paraja ajo që e sjell ajo bukurinë e një qyteti, apo është e kundërta? Unë besoj se të dyja sjellin njëra-tjetrën. stërgjyshërit tanë që kishin shumë më pak para, apo njohje të botës përtej kufijve, ndërtuan vendbanime që sot kanë një vlerë të pakrahasueshme estetike dhe me vlera, në raport me atë që u krijua në periudhën e tranzicionit. edhe në buzë të Lanës u praktikua një model ndërtimi i paparë askund në botë, me ndërtime buzë lumit.

Ka një arsye të madhe se pse raporti mes pasurisë dhe bukurisë në kuptimin e një hapësire publike të organizuar bukur, ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë. Pas këtyre ndërhyrjeve për shembull në Korçë shkojnë dhjetëra herë më shumë vizitorë e turistë. Një ndërhyrje në qytetet e vendit, për shembull në Kavajë, do të rritë numrin vizitorëve, dhe do të lërë pas atë politikë që e dëmtoi si qytet.

Po ndryshojmë pamjet e qyteteve. Në qeverisjen e PD, projektet ishin vetëm një fletë vizatimi. Qytetet e qeverisura nga socialistët u panë si kështjella për t’u sulmuar, për t’u marrë peng, dhe për ta shembur me çdo kusht kryetarin e bashkisë. qytetet në tërësi u lanë në mëshirë të fatit. Sot në këto qytete investimi i bërë nga kjo qeveri në 18 muaj, i ka ndryshuar fytyrën.

Sipas Ramës, filozofia e vetme për të ecur drejt zhvillimit nuk është vetëm ndërtimi i rrugëve. “E lanë Gjirokastrën pa asnjë kokërr leku. Ka vazhduar lufta e barbarëve për të marrë peng burimet e tyre. Nga ana tjetër dua të nënvizojë se nuk është çështja e një përplasje tradicionale; kush bën më shumë rrugë..rrugë. por ka një përplasje mes dy vizioneve dhe mes dy rrugëve krejtësisht në drejtim të ndryshëm. Bëhet fjalë për një ndryshim në filozofoi që ne e kemi sjellë. Shqipëria nuk është më territori i 25 viteve më parë dhe me ato plane rregulluese klasike që nuk kanë pasur dhe skano për të pasur sukses, në një realitet siç është realiteti ynë. Shqipëria me kohë e ka pasur me kohë një ligj që pengonte vjedhjen e energjisë elektrike. Nuk jemi në kushte që duhet të shpikim diçka që nuk ekziston, pasi nuk është vetëm Shqipëria që gjendet para kësaj sfide zhvillimi. E atëherë, duke iu referuar shembujve që kanë bërë histori në zhvillimin e qyteteve, pastaj të vendeve, ne jemi për një filozofi që të çon nga urbanizimi tek zhvillimi i qëndrueshëm social e ekonomik.”- pohoi Rama.

Nga ana tjetër, numri një i qeverisë deklaroi se nga qeverisja e kaluar ka plotë 166 ndërhyrje infrastrukturore që kanë krijuar probleme. “Nuk kupton fuqinë që ka qendra për të induktuar periferinë dhe nuk kupton që t’i japësh Librazhdit, një xhep, se ashtu e kishin lënë dhe të gjithë ndalonin se aty kishte një byrektore. Kemi parë në Shqipëri gjëra të hatashme, shpenzime të hatashme me të cilat mund të ishin bërë gjëra të vlefshme. Janë 166 ndërhyrje të tilla, të cilat vetiu krijojnë atë problem për debatin e brendshëm, për metabolizmin urban. Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të vënë në dispozicion të bashkive dhe të vizionit të kryetarëve të tyre një instrument financiar që në kushtet tona s’ka asnjë mundësi ta përballojë. Shikoni Shqipërinë e atyre 20 e kusur viteve, kujtoni se si ishte trupi i saj? Aty ku se preku ky zhvillim i paimagjinueshëm barbar është mirë, ndërsa aty ku ndërhyri është katastrofik. Se si këto ndërhyrje do ndikojnë në ekonomi, e cila nuk mund të jetë e shkëputur nga shpresa dhe perspektiva në një realitet. Këto ndërhyrje krijojnë komunitet”, tha Rama.

RAMA: KRIZA NË TIRANË KA FILLUAR KUR FILLOI MOSPËRPUTHJA MES MEJE DHE QEVERISË SË KOHËS
Duke u ndaluar tek situata në Tiranë, kryeministri Rama tha se “përplasja” për kryeqytetin filloi kur “filloi mospërputhja mes meje dhe qeverisë së kohës”. Rama theksoi se është me rëndësi për çdo qytetet, sado të vogël, që të ketë atraksione turistike për të tërhequr sa më shumë vizitorë. Kreu i qeverisë ndërkaq shtoi edhe rëndësinë e investime dhe krijimit të bizneseve sociale, për të përmirësuar dhe nivelin e jetesës në qytete të ndryshme të vendit.

“ Më thoni një qytet qoftë edhe me 5 mijë banorë që nuk ka një shesh, dhe nuk ka asnjë pikë atraksioni për turistët. fluksin e turistëve e vizitorëve në Shqipëri do ta krijojë misteri i së panjohurës, dhe nuk është e mundur që nga çfarë ka në Korçë, të mos përfitojë edhe Librazhdi, Përrenjasi, apo Elbasani, e njëjta gjë edhe në qytetet e tjera. Çfarë biznesi të vogël do të kemi ne në të gjitha qytetet tona. Kjo do të ndikohet edhe nga kërkesat që do kenë ata që do vizitojnë këto qytete”, tha Rama.

‘KANTIERI I RILINDJES URBANE’, PELESHI: NUK ËSHTË SLOGAN, POR AXHENDË PËR T’I DHËNË FUND TRANZICIONIT TË TERRITORIT
Rilindja Urbane nuk është një slogan, por është një axhendë për t’i dhënë fund tranzicionit të territorit. Ky ishte mesazhi që dha zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë takimit me sloganin “Qyteti që dua”. Peleshi theksoi se një ndër arritjet e qeverisë ishte frenimi i ndërtimeve pa leje.

“Rilindja Urbane nuk është slogan, është një axhendë dhe transformimi urban është nga njëra anë luftës për ti dhënë fund tranzicionit të territorit. Ky tranzicion thërret si një nevojë ndryshimin. Lufta e ndërtimeve pa leje në fakt prodhoi një situatë të paimagjinueshme më parë, ndërtime pa leje ishin një ngjarje e zakonshme, ndërsa sot është e jashtëzakonshme. Ky ishte komponenti i parë që provoi të ishte i suksesshëm për një kohë të shkurtër, ka një ndryshim të madh në qasjen tonë në legalizim. Legalizimi nuk nisi me këtë qeveri, as me atë të kaluarën, ne e shohim si përpjekje finale për formalizmi. Dhënia fund e ndërtimeve pa leje do të thotë që askush mos të ndërtoj në kurriz të të tjerëve. Ne ndërtojmë dhe punojmë me qasjen dhe me ambicien e ëndrrave e brezit që do vijë dhe jo si ka ndodhur deri më sot. Transformimi urban vjen si komponenti i tre i programit tonë i Rilindjes urbane. Rilindja Urbane nuk është ëndërr. Nëse bashkia e Tiranës do kthente ato lekë, do ti vinte në zbatim për realizimin e disa projekteve.”, -tha gjatë fjalës së tij Peleshi. Më tej ai theksoi se:

“Çdo kandidat për garën elektorale, duhet të përgatis procesin e decentralizimit, pasi mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë. Ne nuk i lajmë duart me bashkitë e reja me procesin e decentralizimit. Ky është një kush për shumë bashki. Shumë qytete dhe fshatra kanë probleme me ujin e pijshëm, me kanalizime. Janë të gjitha këto nevoja që kërkojnë disa fish buxhet më të madh. Fondi është katërfishuar gjatë 18 muajve të fundit, 366 projekte janë realizuar nga FZHR. 73 projekte janë bërë në ujësjellës, vaditje, kujdes parësor, etj. 120 milion dollarë ka qenë fondi për 95 projekte të reja për disa bashki.”.

Duke u ndalur tek reforma e re territoriale, me krijimin e 61 bashkive të reja në vend, Peleshi pohoi se tashmë do shkrihen marrëdhëniet territore urbane-rurale. Sipas tij, çdo bashki do ketë në varësi zona rurale dhe komunat do kenë nën varësi zona urbane.

“Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë më qasjen tonë, për të qenë pranë 61 bashkive të reja në sfidat e tyre jo vetëm në kuadër ligjor dhe institucione, por dhe duke i mbështetur me instrumenta të tillë financiar. FZHR është në prag të rikonstrukturimit të tij, si kurrë më parë. Disa qytete vuajnë nga ‘depresioni’. Shumë të rinj e të reja dëshirojnë që të kenë një të ardhme më të mirë. Deri më sot ne kemi bashki që administrojnë vetëm territore urbane dhe komuna që administrojnë territorie rurale. Qasje e re është ndërtimi i marrëdhënies urbane-rurale. Sot me bashkitë e reja, pothuajse çdo bashki do ketë një zonë rurale dhe një zonë urbane. Duke i lidhur, tregun dhe burimet e rritjes, ne do mund të ndërtojmë një impuls të ri zhvillimi.”, -tha Peleshi.

VANGJUSH DAKO: LUFTA POLITIKE MBAJTI PENG QYTETIN
Lufta politike mbajti peng qytetin. Kështu deklaroi kreu i Bashkisë së qytetit bregdetar të Durrësit. “22 milionë dollarë për 1 vite gjysmë për projektet që janë realizuar për qytetin e Durrësit. Më shumë sesa 6 vite bashkë. Lufta politike i mbajti peng qytetet, sidomos atë të Durrësit. Në sirtarët tona rrinin peng shumë projekte. Sot flasim ballëhapur para qytetarëve, pasi projektet tona janë realiste dhe ambicioze. Do listojë disa nga projektet që janë shumë; rikualifikimi i zonave informale, të cilat kanë përfunduar dhe kanë përmirësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve. Sot qyteti i Durrësit ka më pak trafik.”, tha Dako.

SOTIRAQ FILO: FTOJ SKEPTIKËT TË VINË TË SHOHIN NDRYSHIMET NË KORÇË
Kryetari i Bashkisë së Korçës, teksa prezantoi disa nga projektet që u realizuan në qytetin verilindor, i bëri ftesë të gjithë skeptikëve që të vinë e ti shohin nga afër ndryshimet. “Fal këtij programi pësuan një transformim që nuk e kishin parë prej vitesh,. Në kuadër të këtij programi përfitoj dhe qyteti i Korçës. Fal investimet prej 2.6 milionë dollarë, pazari i Korçës ka hyrë në rrugën e rikonstrukturimit të plotë, por dhe po kthehet në pol për vizitorët. Sheshi para teatrit është projekti i dytë i financuar. Të gjithë ju e dini se si ka qenë pamja e Korçës para se të ndërtohej ky shesh. Pas ndërhyrjes sonë është krijuar një hapësirë europaine. Kemi një listë të tërë projektesh të cilët do transformojnë qytetin, nga pikëpamja jo vetëm infrastrukturore por dhe nga nxitja e optimizmit. Sfidat që kemi përpara janë të mëdha, siç është reforma administrative territoriale. Do i ftoja skeptikët që të vinin e ta preknin atë në qytetin e Korçës.”, -tha Filo.

QAZIM SEJDINI: DY VITE ME PARË KËRKOVA 10 MILIONË DOLLAR PËR PROJEKTET, ASKUSH S’MË BESOI
10 milionë dollarë ishte fondi i akorduar për Bashkinë e Elbasanit. Këtë fakt e bëri të ditur vetë kreu i kësaj bashkie, Qazim Sejdini. Gjatë fjalës së tij ai falënderoi publikisht kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i dha këtij qyteti.
“Dy vite më parë ju drejtove zotit Rama një projekt 10 milion dollarë, dhe askush s’më besoi, as vetë se besova. Dhe sot them faleminderit. U përfitua Elbasani, stadiumi ‘Elbasan Arena”, impianti i mbetjeve të plehrave. Për 100 vite histori askush nuk e ka pasur mendjen tek Elbasani. Ne jemi duke u përgatitur për ndarjen e re territoriale.”, -tha Sejdini.

VIKTOR TUSHA: QEVERIA E RE ADRESOI VËMENDJEN TEK QYTETARËT
I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha. Sipas Tushës, qeveria e re i dha mundësi dhe adresoi vëmendjen e saj tek qytetarët.

“Këtë ëndërr e kam parë para shumë vitesh dhe kam ëndërruar se si mund të transformohej sheshi i qytetit që të kthehej në shërbim të qytetarëve. U desh që qeveria e re shqiptare të adresonte vëmendjen tek qendrat e qyteteve tona. Lezha kishte më shumë nevoja, por një histori mbi 3 mijë vjeçare nuk mund të bashkudhëtonin më me projekte apo trotuare dhe parkingje që ishin në mes të qytetit. Ndaj përshtatëm dhe guxuam të harrojmë një projekt të tillë. Nisëm me projektin e rrugën hyrëse të qytetit të Lezhës, duke transformuar dhe urën, që do ta quajmë “Ura e mikpritjes”.”, -tha Tusha.

“KANTIERI I RILINDJES URBANE”
“Kantieri i Rilindjes Urbane”. Ky është një projekti i realizuar nga FZHR, i cili po prezantohet ditën e sotme me anë të disa kolazheve që vinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Në fokës të këtij aktivitet është transformimi përmes investimeve në infrastrukturë, nga ana e qeverisë shqiptare për këto dy vite qeverisje.

Kolazhi nisi me Beratin, i cili ka pësuar një transformim rrënjësor me ndërtimin e pedonales së re të qytetit. Më pas, u pasqyruan projektet në Elbasan, Lushnjë, Shkodër, Durrës, Lezhë, Gjirokastër, etj.

(ed.me/el.es/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb