SHBA

Kanye West e ka tradhtuar Kim Kardashian pasi ajo solli në jetë dy fëmijët e tyre të parë. Madje, thuhet se pikërisht kjo ngjarje është frymëzimi për këngën e re të Kanye-s, “Hurricane”.

Burime të shumta konfirmuan kuptimin pas teksteve të këngëve të albumit “Donda”.

“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe marrja e përgjegjësisë për prishjen e martesës së tyre,” tha një burim i brendshëm.

Në këngën që Kanye këndon, thuhet: “Këtu unë veproj si shumë i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe unë e di cila është e vërteta / Ende luaj edhe pas dy fëmijëve / Është shumë për t’u përballuar kur jeta jote është gjithmonë në lëvizje.

Një burim për Page Six, konfirmoi se “vajza e re” e lartpërmendur nuk është Irina Shayk, përkundër thashethemeve që janë përhapur.

“Nëse e lexon me kujdes tekstin e këngës, ai i referohet tradhtisë së tij gjatë martesës me Kim, edhe pas dy fëmijëve,” vazhdoi burimi i brendshëm.

Kënga gjithashtu aludon për West se nuk shkon kurrë në shtëpinë e tyre dhe lufton me abuzimin ndaj alkoolit.

Sipas burimeve, Kanye West e tradhtoi Kim Kardashian menjëherë pasi ajo solli në jetë djalin e tyre, Saint. Pavarësisht tradhtisë, Kim nuk hoqi dorë nga bashkëshorti i saj, pasi ata patën edhe dy fëmijë të tjerë para se t’i jepnin fund martesës.

Mendohet se gjërat që ndikuan negativisht në martesë ishin kandidimi i çuditshëm presidencial i West dhe postimet në Twitter, ndërsa tradhtia e tij dhe lufta me alkoolin çuan drejt divorcit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb