Kanye West u sigurua që të binte në sy gjatë Javës së Modës në Londër. Ylli i rrepit kishte bërë një zgjedhje jo të zakontë në sfilatën Pranverë/Verë 2023 të Burberry.

45-vjeçari zgjodhi që në vend të këpucëve të vishte shapka me gisht të zbukuruar me gurë, të shoqëruara edhe me… çorape.

Capture
Capture

Reperi kishte veshur gjithashtu një xhaketë lëkure e cila mori gjithashtu vëmendjen pasi në vend të 2 mëngëve, kishte katër. Dy mëngët anësore Kanye zgjodhi ti lidhte në pjesën përpara. Ylli kishte zgjedhur gjithashtu një palë pantallona lëkure, më të zakonshmet në veshjet e tij.

Capture
Capture

Ai dukej në humor të mirë ndërsa mbërriti në event duke u buzëqeshur të pranishmëve teksa po hynte në vendin e ngjarjes në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. Ai u pa duke biseduar me yje të tjerë, përfshirë reperin britanik Stormzy, 29 vjeç, teksa zuri vendin e tij në rreshtin e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb