Rreth njëzet persona u përpoqën të ndalojnë deportimin nga vendi të një një burri që iu kërkua të largohej nga Franca.
Incidentet kanë ndodhur pasditen e të mërkures në aeroportin Paris-Charles-de-Gaulle gjatë deportimit të aktivistit kurd Firaz Korkmaz.

Sipas disa burimeve policore, autokolona e një aktivisti kurd, subjekt i dëbimit nga Franca, u sulmua nga rreth njëzet persona, duke shkaktuar tensione.

Skena ka ndodhur në ambientin publik të Terminalit 1 të aeroportit përballë turistëve.

Mbështetësit thanë se Firaz Korkmaz do të rrezikonte torturën dhe burgun pas mbërritjes së tij në Turqi.

Këto incidente shkaktuan lëndime të lehta në tre agjentë të aeroportit. Një hetim u hap, por deri në fund të ditës nuk kishte asnjë arrestim. Burri u deportua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb