Mësuesit francezë të indinjuar dolën në grevë për të paralajmëruar qeverinë për kushtet e tyre të punës, pagat dhe gjendjen e shkollimit publik.

“Shpresojmë që shumë mësues do të dalin në rrugë, sepse kemi duruar mjaftueshëm,” tha Benjamin Marol, një mësues histori-gjeografie në një shkollë të mesme në Montreux, në veri të Parisit.

Mobilizimi do të jetë “paralajmërim për qeverinë”, e cila po nuk po dëgjon paralajmërimet tona për problemet në punë si edhe pagat e ulëta. Thirrja për një grevë u bë në dhjetor përpara emërimit në ministrinë e arsimit të Amelie Udea-Castera, e cila pasoi Gabriel Attal që u bë kryeministër.

Në Paris, në orën 14:00 nisi një demonstratë pas thirrjes së sindikatës kryesore të mësuesve. Demonstrata të tjera janë paralajmëruar në qytete të ndryshme, duke përfshirë Marsejë, Rennes dhe Nante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb