Rikthimi i Formulës 1 në Majemi pas një pushimi 5-javor solli polemika për vendimet e vonuara të komisarëve. Debatet nisën që të shtunën me orarin e garës dhe vazhduan të dielën me penalitete të shpallura disa orë pas përfundimit. Edhe Maks Verstapen u ndëshkua, por pa humbur pozicione. Ndëshkimi më i rëndë ishte për Sharl Lëklerkun, i cili nga lufta për podium përfundoi në vendin e tetë pas një penaliteti prej 20 sekondash.

Problemi i Lëklerkut lidhej me një dëmtim në makinën SF-26, konkretisht në pezullim, që e bëri të pamundur drejtimin normal. Vetë piloti e pranoi fajin për situatën. Ky penalitet ndikoi drejtpërdrejt edhe në renditjen e kampionatit. Përfituesi kryesor ishte shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton, i cili fitoi pozicione dhe pikë të rëndësishme.

Ai u rendit i gjashti dhe mori tetë pikë, duke barazuar Lando Norris me 51 pikë në renditje. Hamilton tashmë ndan vendin e katërt me Norrisin dhe qëndron në garë për titullin. Kampionati mbetet i hapur, edhe pse Mercedes po krijon diferencë të dukshme. Andrea Kimi Antoneli kryeson me 100 pikë, i ndjekur nga Xhorxh Rasëll dhe më pas rivalët e tjerë. Për Hamiltonin, gara në Majemi nuk ishte ideale, pasi një kontakt me Kolapinton i dëmtoi makinën dhe ndikoi në performancë. Megjithatë, ai arriti të përfitojë nga situatat dhe të përmirësojë pozicionin në renditjen e përgjithshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb