QAFE THANE– Policia kufitare e Qafë Thanës ka arrestuar një shtetase franceze, pasi është kapur me 117 fara kanabisi. Në pranga ka rënë Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully të Francës. Lënda narkotike u gjet në çantën e 21-vjeçare.

Njoftimi i policisë:
Më datë 14.06.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është paraqitur shtetasja franceze:
Marion Alain Anastasia Coudair 21 vjeçe, banuese në qytetin Ecully-Francë.
Gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Doganën kanë ushtruar, konkretisht në çantën personale të kësaj të fundit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 117 fara të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Sektori për narkotikët e trafikun e paligjshëm në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Kjo shtetase u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb