Ansi Agolli nuk ishte i preferuar nga Panucci për ndeshjet e fundit të Kombëtares, por sfida me Izraelin dhe Skocinë ka bërë që italiani ta thërrasë sërish kapitenin në skuadër.

Mëngjarashi, tani në moshën 34-vjeçare, së bashku me Panucci-n ka dhënë sot një intervistë për mediat. Ai ka deklaruar se i është dukur sikur nuk është larguar kurrë nga Kombëtarja.

Duket se jeni afruar në një pikë kritike, por ka nevojë më shumë se kurrë për ju…

Ne do të jemi gati kurdoherë që Kombëtarja ka nevojë. Për çdo futbollist shqiptar Kombëtarja është maksimumi. Vijmë këtu të japim eksperiencën tonë dhe ndihmën tonë. Vijmë këtu për të bërë maksimumin në fushë.

Si e keni gjetur ambientin e Kombëtares. Si janë dukur 2 miqësoret e fundit? Ka ndryshuar?

Më duket sikur s’kam ikur nga Kombëtarja dhe kam 1 jetë që luaj këtu. Po të njëjtët djem, që do të japin maksimumin. Është një klimë pozitive. Kemi punuar mirë. Skuadra është gati për nesër. Nuk është momenti të kujtojmë humbjet në miqësore. Në bazë të humbjeve, grupi ka marrë shumë mësime. Nesër do të jetë diçka ndryshe.

A ka një objektiv Kombëtarja për sa i përket Ligës së Kombeve?

Është herët të flasim për fundin. Është eksperiencë e re. Objektivi i parë i joni është të paraqitemi mirë dhe pse jo të fitojmë ndeshjen. Do shikojmë ecurinë e skuadrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb