Pankina në ndeshjen e fundit kundër Romës është një sinjal, por për disa media italiane edhe një konfirmim se aventura e Alessio Romagnoli te Milan do të përfundojë shpejt dhe aspak mirë. Megjithëse me shiritin e kapitenit në krah, mbrojtësi ka zhgënjyer pritshmëritë, ndërsa dy humbjet e fundit me Spezia dhe Interin i faturohen atij. Në këtë mënyrë, sipas mediave italiane klubi kuqezi ka vendosur të mos ia rinovojë kontratën që skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Gettyimages 1304597420 Scaled
Gettyimages 1304597420 Scaled

Madje ka edhe një çmim për kartonin e Romagnoli. Milan pretendon 20 milion euro, ndërsa kjo shifër do të përdoret më pas në operacionin për të blerë përfundimisht kartonin e Fikayo Tomori nga Chelsea. I huazuar në merkaton e janarit, mbrojtësi anglez rezultoi një goditje e madhe për Maldinin dhe këtë e treoi në ndeshjen kundër Romës, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Ai pritet titullar edhe në sfidën e së mërkurës kundër Udinese, një tjetër sinjal se Milani do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes në fund të sezonit për 28 milion euro.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb