Kardinali Dom Ernest Troshani me anë të një deklarate për mediat ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e madhërishëm të Ramazanit.

Eminenca e Tij, Kardinal Ernest Troshan Simoni, princ Boteror i Kishes, shprehet se ky është një muaj i bekatë për myslimanët dhe se gëzimin për këtë muaj, bashkë me ta, e ndajnë edhe njerëzit e besimeve të tjera fetare.

“Shumë të dashur vëllezër e motra myslimanë kudo që jeni në botë. Me rastin e kalendarit fetar, keni filluar muajin e madhërishëm të Ramazanit. Zoti thotë se i ka krijuar të gjithë njerëzit për të jetuar sa më të lumtur. Uroj që njerëzimi të bëhet më mirë, sidomos në këto kohë pandemie.

Me lutjet tona të përbashkëta, të urojmë gjithmonë të jemi shëndoshë e mirë. Uroj paqen, harmoninë, mëshirën, faljen, fjalët e mira. Uroj që si besimtarët e feve të tjera, edhe myslimanët të kenë një Ramazan sa më të mbarë. Pacin begati familjare e kombëtare. Zoti e bekoftë Shqipërinë e i bekoftë të gjithë ata që luten për të mirën e njerëzimit”, uroi Dom Ernest Troshani.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb