Deputetja Monika Kryemadhi, në fjalën e saj në parlament, duke folur për mandatin e Olta Xhaçkës, deklaroi se në këtë rast vlen shprehja se çfarë do të mbjellësh do të korrësh.

Kryemadhi theksoi se në Shqipëri drejtësia funksionon me regji.

Kryemadhi: Ne gratë bëhemi si mish për top për burrat ndonjëherë, por karma is a bitch. Sot jemi një vend që po shkojmë drejt autokracisë. Ky është një sistem qeverisës, ku pushtetet funksionojnë me regji. Edhe kolegia jonë Olta Xhaçkës është pjesë e regjisë. Kjo sepse duhen t’ia heqin vëmendjen qytetarëve vjedhjet, nga pastrimi i parave etj.

Sot sistemi arsimor është në gjendje të rëndë. Ne po jetojmë në një shoqëri të mbytur nga korrupsioni. Në Tiranë dhe në Shqipëri pastrohen paratë. Edhe për turizmin thonë ka arritur kulmin, por se nuk ka rini që të punojë. Ndërtojnë gradaçela me 60 kate, që do ngelen bosh se nuk ka bir nëne që t’i blejë se të gjithë duan të ikin e nuk duan të kthehen më.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: