Vetëm pak kohë më parë konsiderohej si një nga mbrojtësit më të fortë në qarkullim, por në një periudhë të shkurtër karriera e Jerome Boateng është përmbysur plotësisht. Si fillim u la jashtë kombëtares së Gjermanisë pas dështimit në Botërorin 2018, ndërsa më pas humbi ndjeshëm terren në hierarkinë e reparit difensiv te Bajerni i Mynihut.

Jerome Boateng1111
Jerome Boateng1111

Klubi bavarez e ka bërë shumë të qartë se 31-vjeçari nuk bën pjesë në planet e tij, por dështoi të gjente një sistemim në merkaton e verës, pavarësisht se u fol për një interesim nga ana e Juventusit në ditët e fundit të tregut të transferimeve. Por në këto momente, karriera është problemi i fundit për Boateng. Mbrojtësi akuzohet për “dhunë të agravuar” nga ish-bashkëshortja Sherin Senler, që është edhe nëna e dy vajzave të tij binjake.

Jerome Boateng Sherin Senler Lamia Boateng Soley B
Jerome Boateng Sherin Senler Lamia Boateng Soley B

Prokuroria e Munihut ka hapur një hetim në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2018. Çështja është akoma në hapat e parë dhe detajet janë ende të panjohura, por avokatët e futbollistit kanë bërë të ditur se akuzat nuk mbështeten në prova. Por, gjykata ka urdhëruar që hetimet të thellohen, për të shqyrtuar të tjera raste të “dhunës familjare”, i fundit i ndodhur vetëm pak javë më parë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb