Klani del Golfo, banda më e fuqishme e trafikut të drogës në Kolumbi, hapi të martën mundësinë e rifillimit të negociatave me qeverinë e presidentit Gustavo Petros, të cilat u ndërprenë disa kohë më parë për shkak të sulmeve nga anëtarët e saj kundër civilëve dhe forcave të sigurisë.

“Ne e pranojmë ftesën e presidentit për t’u ulur në tryezë dhe për të negociuar kushtet politike që do të lejojnë transformimet shoqërore,” tha organizata kriminale në një deklaratë.

“Ripohojmë se jemi gati të shkojmë kudo që të na drejtojnë”, -thuhet në deklaratë, e cila mban datën 18 mars dhe autenticiteti i të cilit është konfirmuar nga përfaqësuesi i Klanit, Ricardo Giraldo. “Nëse guxojmë, le të ulemi në tryezën e bisedimeve,” tha presidenti Petros, duke akuzuar bandën se po i përkushtohet edhe një herë zhvatjes, drogës dhe trafikut të emigrantëve.

Kreu i shtetit paralajmëroi se anëtarët e Klan-it në çdo rast duhet të mbajnë përgjegjësi “para drejtësisë”, duke thënë se tashmë i ka kërkuar Prokurores së re të Përgjithshme, Luz Adriana Camargo, të përgatisë kuadrin ligjor për këtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: